Një situatë e pazakontë është parë sot në magjistralen “Arben Xhaferi”, ku disa lopë kanë dalë në mes të rrugës, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion.
Fatmirësisht, drejtuesit e automjeteve kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë arritur të shmangin aksidentin.