Një moment i cili ka kaluar pa u vërejtur në konferencën e djeshme të Kryeministrit Kurti dhe zëvendësit të tij, Besnik Bislimi, ka ndodhur kur e pranishme aty ka qenë një gazetare serbe.
Në momentin kur Kurti po iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, nga pamjet e publikuara nga media zoom.al, shihet gazetarja serbe në tentim për ta marrë lejen për pyetje, ngrit tre gishtat (simbol i përdorur nga forcat paramilitare serbe në luftë).
Megjithatë, të njëjtës nuk iu dha mundësia të i bëj pyetje kryeministrit Kurti, pasi i njëjti e përfundoi konferencën në atë moment.