Të hënën në ora 12:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, do të mbahen protestë kundër fjalimit të kryeministrit, Albin Kurti për politikanin serb, Oliver Ivanoviq.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i ka bërë thirrje qytetarëve që t‘i bashkohen protestës.
Molliqaj ka shkruar se kjo protestë është kundër skandalit të një politikani instrumental si puna e Kurtit që as nuk kërkoi falje, as nuk u pendua
Fëmijët e dëshmorëve na mbledhin në protestë, të hënën nga ora 12:00, në Sheshin Zahir Pajaziti. Kundër skandalit të një politikani instrumental si puna e Kurtit që as nuk kërkoi falje, as nuk u pendua. Zëri i organizuar kundër tendencës për ta rishkruar e instrumentalizuar historinë duhet të na bashkojë më shpesh, në shesh.” – ka shkruar Molliqaj.