PSD-ja sot do të mbajë konferencë për medie.
Konferenca do të mbahet në orën 13:00, dhe para medieve do të dalë kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj.
Molliqaj do të flasë në lidhje me vizitën e Kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie.
Konferenca do të mbahet në zyrat qendrore të kësaj partie.