Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj e ka konsideruar fitore rrëzimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial nga ana e Gjykatës Kushtetuese, transmeton Gazeta Papirus.
Molliqaj ka thënë se me këtë vendim është hedhur poshtë kapja KPK-së.
Sipas tij, kjo është një goditje ndaj tendencës autoritare të Kurtit.