Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Dardan Molliqaj shkruan se Qeveria Kurti e ka shpikut pozitën ‘zyrtar për fake neës’.
Ai shkruan:
Në emër të lajmeve të rreme, në sulm e vërteta
Sot gazetari është aktivist me dy punë të përditshme, që mishërohen: krijimi i përmbajtjes së tregimit që shkruan dhe mbrojtja e tij nga sulmet e pushtetit që na shtrohen si e vërteta e vetme. Çdo gjë jashta saj mund të shihet si përkundër (lexo: e rreme).
Qeveria aktuale ka shpikur pozicionin e “zyrtarit për/kundër fake neës”. Kur sukseset mungojnë, duhet kontrolluar sesi flitet për to. Kështu shkruhet versioni zyrtar i historisë, përderisa jashta saj mbesin të vërtetat e saj.
Liria e shtypit është e drejtë përmes të cilës mund të dallohen konturat e një shoqërie. Mohimi i kësaj të drejte çdo herë është politike, pavarësisht motivit.
#ËorldPressFreedomDay