“Ka një kallaballëk interpretimesh krejtësisht politike, le që nuk guxon gjykata ti bëjë e aq më pak trupi gjykues në vendim fajësues për një të akuzuar siç është Mustafa”.
Kështu ka deklaruar Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj gjersa citonte fjalët e gjykatëses e cila theksonte se një vendim i tillë nuk ishte kundrejt UÇK-së.
I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Molliqaj ka thënë se është rivërtetuar disa herë që Gjykata Speciale ka një tendencë krejt kriminalizimit të luftës së UÇK-së.
“Është rivërtetuar që vendimet e Gjykatës Speciale dhe këtyre dhomave janë vendime problematike sa u përket konventave ndërkombëtare dhe ligjeve ndërkombëtare për krimet gjatë luftës. Ne besojmë e lufta e UÇK-së është e drejt. Nuk merremi me termat ‘luftë e pastër’, ‘luftë e papastër’, lufta e UÇK e drejtë ka qenë dhe tendenca kryekëput e kësaj gjykate dhe këtyre Dhomave të Specializuara është për ta ndërruar këtë përpjekje dhe për ta përbaltosur e për ta kriminalizuar atë”, ka deklaruar Molliqaj.
Molliqaj ka thënë se formulimi i këtij tribunali është unik ngase i njëjti ishte formuar më vonë dhe jo menjëherë pas fundit të një konflikti siç ndodhë zakonisht. Krahas kësaj, ai ka thënë se nuk ka pasur tribunal që nuk ka pasur të përcaktuar kohëzgjatjen dhe në këtë, jo vetëm që ishte përcaktuar koha por edhe për sa duhet të hetohet dhe për sa duhet mbyllur. Por sipas tij, subjekt hetimi mbetet UÇK-ja.
“Kosova ka themeluar një gjykatë e cila e ka subjekt të hetimit UÇK-në…në momentin që krijohet një gjykatë që ka subjekt një subjekt në fjalë qysh është lufta çlirimtare përkatësisht, UÇK-ja.. kjo është ndaj UÇK-së”, ka deklaruar ai.
Ai thekson se nuk kemi të bëjmë me drejtësi por me interpretime politike dhe si Kosovë, do duhej që të shtunën, atëherë kur është paralajmëruar protesta, do duhej demonstruar masivisht dhe publikisht, gjykimi i Mustafës, nuk është vendosje e drejtësisë.
Partia Socialdemokrate (PSD) do të organizojë protestë të shtunën e 24 dhjetorit në ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti’” në Prishtinë. Të njëjtën do e mbështes edhe OVL “UÇK”.