Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Nga Kosova, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në facebook i ka bërë thirrje Kurtir që të dorëhiqet dhe ta kundërshtojë formimin e Asociacionit.
“Kryeminister mos prano! Ka alternativë. Dorëhiqu dhe hajde e kundërshtojmë bashkë në shesh”, ka shkruar Molliqaj.