Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aksion simbolik në ditën kur mbahet takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel.
Pranë ndërtesës së Qeverisë, në sheshin “Skënderbeu” ata kanë vendosur një baner ku shihet Kurti dhe Vuçiqi dhe në të cilin shkruan “Tension për Asociacion”
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se Kurti nuk ka mandat që ta themelojë Asociacionin dhe me themelimin e saj ai do të shkelë mbi vullnetin e qytetarëve që e kanë votuar atë.