Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ju ka bërë ftesë deputetëve në protesten e 29 janarit, transmeton /Gazeta Papirus/
Statusi i tij :
Ftesë deputetëve për pjesëmarrje në protestë
Deputeti i opozitës ka përgjegjësi të shtuar, sidomos në këtë kohë të krizës me energji dhe asaj me pandemi. Shto faktin që kjo situatë e jashtëzakonshme është shkaktuar nga një model politik që e ka të lidhur mbijetesën me kriza dhe jo me punë e progresivitet, përfaqësimi politik përmes deputetëve bëhet shtyllë e pazëvendësueshme.
Ftojmë deputetët që ta rrisin kundërshtimin, ta zgjërojnë gamën e aktiviteteve dhe t’i bashkohen formave të organizimit jashtë parlamentit. Kjo krizë ka përmasa që nuk mund të zgjidhen vetëm insitutcionalisht. Përveç përfaqësimit duhet pjesëmarrje aktive.
Ftojmë deputetët që ta mbështesin protestën dhe me 29 janar, në ora 14:00, të shihemi në Shesh.