Ylli i Real Madridit dhe Kroacisë, Luka Modric, nuk është i brengosur për Topin e Artë, duke thënë se kishte një vit të mrekullueshëm pavarësisht marrjes së Topit të Artë apo jo.
Mesfushori 33-vjeçar është favorit për ta fituar këtë çmim pasi ndihmoi Real Madridin që ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe e udhëhoqi Kroacinë deri në finale të Kupës së Botës, transmeton Gazeta Express.
“Ndihem krenar që jam pjesë e kësaj gare për këtë çmim të madh”, ka thënë Modric.
“Nëse ndodh, atëherë askush nuk do të jetë më i lumtur se unë, mirëpo nëse jo, atëherë asgjë nuk do të ndryshojë”.
“Viti im ka qenë i mrekullueshëm, kjo është e tëra”.