Spektakli i “Big Brother Vip Kosova” i cili ka nisur transmetimin për herë të parë në Kosovë më 5 dhjetor është komentuar mjaft shumë.
Përveç urimeve dhe komenteve pozitive, ka pasur edhe nga ata që ishin të pakënaqur me mënyrën e realizimit të programit.
Njëri ndër ta është edhe gazetari dhe moderatori i njohur shqiptar, Ronaldo Sharka i cili me anë të disa Instastory ka treguar se nuk i ka pëlqyer aspak spektakli.
“Përfundimisht jeni më të aftë në muzikë, mos u merrni me televizion”, ka shkruar ai.