Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.
Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës u tha se Albin Kurti nuk i duhet më Kosovës për shkak të sjelljeve me ndërkombëtarët.
Pas këtyre deklaratave të opozitës, nuk ka vonuar përgjigja nga subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje.
Deputeti i kësaj partie, Mirsad Shkreta, tha për “Gazeta Blic” se veprimet e Qeverisë, janë të drejta dhe të duhurat.
“Sa i përket situatës së fundit në Veri, besoj që kryeministri dje e ka patur një prononcim për mediat edhe i është drejtuar gjithë popullit.Aksionet tona në veri kanë qenë kundërpërgjigje ndaj bandave kriminale të cilat janë atje në funksion të ruajtjes së sovranitetit të shtetit” tha Shkreta.
Ndërkaq, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së kryesisë tha se Albin Kurti duhet të largohet nga qeverisja pasi paraqet rrezik për vendin.