Më 25 maj 2025, në fshatin Lybeniq të komunës së Pejës, Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Lybeniqi” organizon marshin përkujtimor në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të fshatit si dhe për shënimin e 27-vjetorit të Masakrës së Parë të Lybeniqit.
Nga shoqata u bë e ditur se vendtakimi bëhet në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve dhe Martirëve në Lybeniq, në orën 09:30.
Njoftimi i plotë:
FTESË PËR PJESËMARRJE NË MARSHIN PËRKUJTIMOR NË NDERIM TË DËSHMORËVE DHE MARTIRËVE TË LYBENIQIT
Të nderuar anëtarë dhe adhuruesë të bjeshkatarisë ju njoftojmë se të dielën me 25 maj 2025, Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste ‘’Lybeniqi” organizon marshin përkujtimor në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të Lybeniqit dhe shënimit të përvjetorit të 27- të Masakrës së parë në Lybeniq.Ju ftojmë të bashkoheni me ne në këtë marsh përkujtimor, i cili do të jetë tradicional.
Vendtakimi:
Tubimi i pjesëmarrësve do të bëhet në fshatin Lybeniq – komuna Pejë,rruga magjistrale Pejë-Deçan të Kompleksi Memorial i Dëshmorëve dhe Martirëve në orën 09:30.
Detajet e shtegut:
Ecja fillon nga Kompleksi Memorial i Lybeniqit vazhdon të Lapidari ku me 1 prill 1999 ka ndodh masakra e dytë ne fshat dhe ngjitja bëhet permes Kanionit të Lybeniqit,ku do te kalojme edhe nga pjesa ku ka ndodh edhe masakra e tretë më 7 prill 1999.Shtegu hyn ne kategorin e ecjes me veshtirsi mesatare dhe gjatë ngjitjes ne kanion ka edhe pjes te via ferratës.Shtegu është afersisht 8 km ngjitje dhe zbritje.Per shkak te terenit rekomandohet te keni këpucë hikingu te forta.
Nga ora 09:40 gjatë ngjitjes do te shërbehet ushqimi.Pas perfundimit të marrshit do të ndahen letërfalenderimet për shoqatat/klubet bjeshkatare që do të marrin pjesë në këtë aktivitet.
Afati për konfirmim dhe numrit të pjesëmarrësve është deri të me 23 Maj 2025.
Numrat kontaktues:
Besniki Huskaj +38349100081
Ahmet Mahmutaj +38349400080
Lulzim Bobi +383 45 229 006
Bexhet Alimehaj +383 44 137 995
Paraprakisht ju falenderojmë !
Me respekt Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Lybeniqi”
