GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

MKRS shkel ligjin, nuk nxjerr vendim me kohë për ofertat e tenderit 15 milionësh për Stadiumin e Gjilanit

12/03/2025
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
MKRS shkel ligjin, nuk nxjerr vendim me kohë për ofertat e tenderit 15 milionësh për Stadiumin e Gjilanit
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht premtimeve dhe fondeve të dedikuara, ndërtimi i stadiumit të Gjilanit po përballet me vonesa të mëdha për shkak të problemeve në procesin e prokurimit. Pas anulimit të tenderit nga Komuna e Gjilanit për shkak të shkeljeve të konstatuara nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mori përsipër projektin, por edhe ky institucion ka dështuar të respektojë afatet ligjore për vlerësimin e ofertave. Edhe pse tenderi u shpall më 2 shtator 2024 dhe ofertat u hapën më 2 dhjetor, vendimi ende nuk është marrë, duke e lënë të paqartë se kur do të nisë puna për këtë projekt 15 milionë eurosh, shkruan Demokracia.com.

Tenderi për rinovimin e stadiumit ishte anuluar përfundimisht për shkak të tentativës për manipulim, një problem që u konstatua nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP). Ky organ i kishte dhënë mundësinë Komunës së Gjilanit të hapte një tender të ri, por MKRS vendosi ta menaxhojë vetë tërë procesin.

Më 2 shtator 2024, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpalli një tender me vlerë 15 milionë euro, të barabartë me vlerën e tenderit të dështuar të Komunës së Gjilanit. Titulli i tenderit është: “Punë ndërtimore për zbatimin e projektit të hollësishëm për rregullimin hapësinor, arkitekturën dhe inxhinierinë, për rindërtimin dhe përshtatjen e Stadiumit në Gjilan, në përputhje me Kategorinë IV të rregulloreve dhe udhëzimeve teknike për infrastrukturë të stadiumeve, të miratuara nga UEFA”.

MKRS ka shkelur ligjin, duke mos nxjerrë vendimin me kohë për vlerësimin e ofertave. Më 2 dhjetor 2024, ministria hapi ofertat ku rezultuan 10 kompani në garë. Pas hapjes së ofertave, ministria e udhëhequr nga Hajrulla Çeku kishte obligim ligjor që brenda 30 ditësh të nxirrte vendimin.

Nga 2 dhjetori 2024 deri më 12 mars 2025, kanë kaluar rreth 100 ditë kalendarike ose 73 ditë pune, duke llogaritur vetëm ditët nga e hëna deri të premten.

Ligji i Prokurimit Publik përcakton qartë afatet e vlerësimit të ofertave:

“Procedura për ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve nga komisioni vlerësues, dhe nxjerrja e njoftimit mbi vendimin nga AK, duhet të kryhet brenda periudhës më të shkurtër të mundshme dhe jo më shumë se 30 ditë nga hapja e ofertave. Vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe të arsyetuara, kjo periudhë mund të zgjatet për një afat shtesë prej 20 ditësh”, thuhet në RREGULLOREN Nr. 001/2022 PËR PROKURIMIN PUBLIK.

Cilat janë kompanitë pjesëmarrëse

Për këtë tender kanë garuar 10 kompani:

  1. Grupi “Aktiv Residence” shpk; “Vllezërit Asllaniu”; “Aktiv” shpk – 12,486,072.9 €
  2. Grupi “Tehnoburim DD”; “Euro-Besi” shpk – 12,378,058.5 €
  3. Grupi “Pe-Vla-Ku” Dega në Kosovë; “Roza Komani” – 11,681,045.6 €
  4. Grupi “Alba Group” shpk; “ATC COM” shpk; “Dajting” shpk – 11,689,602.5 €
  5. “Raf II” shpk – 12,706,471.7 €
  6. Grupi “Pepa Group”; “Conex” LLC; “Agri Construction” – 10,408,487.0 €
  7. “Ada Consulting Group” shpk – 12,236,278.0 €
  8. “MB Group” shpk – 10,833,140.08 €
  9. Grupi “Everest” shpk; “Beni Construction” – 11,417,468.15 €
  10. “Arda Rei Group” shpk – 12,154,761.01 €

Skandali i procedurës së mëparshme

Ky aktivitet i prokurimit ishte iniciuar nga Komuna e Gjilanit, e udhëhequr nga Vetëvendosje dhe Alban Hyseni. Sidoqoftë, OSHP ka vendosur përfundimisht të anulojë këtë procedurë për shkak të shkeljeve të konstatuara. “Aprovohet si pjesërisht e bazuar ankesa e OE N.N.P ‘Euro Construction’ e datës 18.06.2024 lidhur me aktivitetin ‘Renovimi i Stadiumit të Qytetit të Gjilanit’. Anulohet aktiviteti i prokurimit. Në afat prej 10 ditësh, AK duhet ta informojë OSHP-në për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, përndryshe OSHP mund të marrë masa ndaj AK-së”, thuhet në vendim.

Paneli i OSHP-së kishte vendosur të miratojë gjetjet e ekspertit të tyre.

“Në bazë të pretendimeve ankimore, shkresave të lëndës, dosjes së tenderit dhe raportit të vlerësimit nga komisioni, eksperti rekomandon anulimin e aktivitetit të prokurimit dhe ritenderimin nëse Komuna e Gjilanit ka interes të ritenderojë. Rekomandojmë që kriteret e përzgjedhjes gjatë ritenderimit të jenë më të qarta dhe Autoriteti kontraktues të vlerësojë vetëm mbi këto kritere”, thuhet në raportin e ekspertit, përcjell Demokracia.com.

Për kontratën, grupi i kompanive “Demiri Gartenbau”, “El Bau” shpk, “Bujar Shabani Bi”, “Kosova Asfalt” dhe “Teuta-M” shpk kishte paraqitur një ofertë prej 14,997,804.00 euro. Ndërsa, grupi i kompanive NNP “Euro Construction”, “Beni Construction”, “2T”, “2A Group” dhe “Domid” kishte parashtruar ofertën më të ulët prej 13,274,752.02 euro.

Demokracia.com kishte raportuar se pronari dhe menaxheri i kompanisë “Demiri Gartenbau” është Qëndrim Demiri, ndërsa Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjilanit, Albana Demiri, është mbesa e tij. Kompania “El Bau” shpk, e cila merr shumicën e tenderëve në Komunën e Gjilanit, ka pronarë Suad dhe Fatlum Pirevën, të cilët janë nipër të pronarit të kompanisë “Demiri Gartenbau” dhe Drejtoreshës së Arsimit.

Pas hapjes së ofertave nga MKRS, shihet se kompanitë që ishin shpallur fituese nga Komuna e Gjilanit nuk kanë konkurruar.

Tags: gjilanMKRSShkelje
ShareTweetShare
Previous Post

Rekordi financiar: Bankat i fituan 182 milionë euro më 2024

Next Post

Digjet një automjet në dalje të Malishevës (VIDEO)

Next Post
Digjet një automjet në dalje të Malishevës (VIDEO)

Digjet një automjet në dalje të Malishevës (VIDEO)

Lajmet e fundit

Redoni feston ditëlindjen, a e uroi Egli?

Redoni feston ditëlindjen, a e uroi Egli?

15/05/2025
Rihanna po rikthehet me këngë të re

Rihanna po rikthehet me këngë të re

15/05/2025

“Unë i hutuar dhe ajo…” – Stresi rrëfen takimin me Keisin dhe si u realizua gjithçka për albumin

15/05/2025
Çmimet në Kosovë sërish në rritje – Kafja, çaji dhe kakaoja shtrenjtohen ndjeshëm

Çmimet në Kosovë sërish në rritje – Kafja, çaji dhe kakaoja shtrenjtohen ndjeshëm

15/05/2025
Lajm i mirë: Gjendet 13-vjeçarja nga Peja që ishte zhdukur prej 2 prillit – Lokalizohet në Serbobran të Istogut

Lajm i mirë: Gjendet 13-vjeçarja nga Peja që ishte zhdukur prej 2 prillit – Lokalizohet në Serbobran të Istogut

15/05/2025
Aksidenti me fatalitet në “Ibrahim Rugova”, të lënduarit po trajtohen në Prizren

Aksidenti me fatalitet në “Ibrahim Rugova”, të lënduarit po trajtohen në Prizren

15/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Redoni feston ditëlindjen, a e uroi Egli?

Redoni feston ditëlindjen, a e uroi Egli?

15/05/2025
Rihanna po rikthehet me këngë të re

Rihanna po rikthehet me këngë të re

15/05/2025

“Unë i hutuar dhe ajo…” – Stresi rrëfen takimin me Keisin dhe si u realizua gjithçka për albumin

15/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.