GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

MKRS : Komisioni nuk po kërkon refuzim të licencimit të FFK-së, por vetëm përmbushje të kritereve

23/12/2022
në Ballina, Kosovë
Koha e leximit:3 mins read
MKRS : Komisioni nuk po kërkon refuzim të licencimit të FFK-së, por vetëm përmbushje të kritereve
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Sportit shpjegon se Federata e Futbollit të Kosovës, njëjtë si 16 Federata të tjera sportive në vend, janë në proces të licencimit, derisa deri tash janë licencuar 9 Federata.

Mos-licencimi i shtëpisë së futbollit kosovar ka çuar më së shumti pluhur, ndërsa FFK-ja e ka një afat për kompletimin e dokumentacionit, gjë të cilën nuk e ka bërë ende.

MKRS-ja insiston se Federatat sportive mund të licencohen, përkatësisht ta fitojnë cilësinë e Federatës sportive vetëm me plotësimin e kushteve dhe kritereve të

përgjithshme dhe specifike të parapara me Udhëzim Administrativ.

Në këtë rast, Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive (KVLFS) ka gjetur mungesë dokumentesh dhe faktesh tek Federata më e madhe sportive në vend.

“FFK-ja është në proces të licencimit në MKRS. KVLFS e ka shqyrtuar aplikimin e FFK-së sikur edhe të Federatave tjera sportive dhe i ka kthyer komentet me dokumentin përkatës në të cilin janë evidentuar në hollësi të gjitha kërkesat e komisionit për plotësim-ndryshimin e dokumentacionit aplikues nga Federata në përputhje me kushtet dhe kriteret e parapara në Udhëzimin Administrativ Nr.01/2022 për Kushtet, Kriteret dhe Procedurat e Themelimit, Licencimit dhe Ri-vlerësimit të Federatave dhe Organizatave Sportive”, shkruan në përgjigjen e Ministrisë së Sportit për “Gazetën Express”.

Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive ndërkohë insiston se nuk e ka bërë asnjë kërkesë për refuzimin e licencimit, as për FFK-në e as për ndonjë Federatë tjetër të palicencuar deri tash.

“Andaj, deri më tani, KVLFS, ashtu si për FFK-në as edhe për një Federatë tjetër nuk ka lëshuar asnjë rekomandim tek Ministri Çeku për refuzim të dhënies së licencës për Federatat sportive. KVLFS me të gjitha kapacitetet e tyre janë të hapur për bashkëpunim reciprok në këtë proces që është tërësisht dhe vetëm ligjor. Përveç takimeve të organizuara me të gjitha Federatat sportive në fillim të hapjes së aplikimit për licencim, takime të cilat kanë pasur për qëllim informimin e detajizuar të palëve për procesin e licencimit, në të gjitha rastet, pa përjashtim, Federatat sportive janë përkrahur sa herë është kërkuar për sqarime shtesë në funksion të licencimit të tyre”, njofton tutje MKRS-ja, e cila shton se afati për plotësimin apo përmirësimin e dokumentacionit nuk mund të jetë më shkurt se 8 ditë, dhe jo më gjatë se 30 ditë punë, shkruan “Gazeta Express”.

Krahas FFK-së, në proces të licencimit janë edhe: Federata e Golfit të Kosovës, Federata e Boksit, Federata e Shahut, Federata e Badmintonit, Federata e Kajakimit, Federata e Auto Sporteve, Federata e Sportit për të Verbrit, Federata e Tenisit, Federata e Skijimit, Federata e Shenjëtarisë, Federata e Karatesë, Federata e Çiklizmit, Federata e Ragbit, Federata e Gjimnastikës, Federata e Muai Thai dhe Federata e Veteranëve të Edukimit Fizik.

Deri në licencimin eventual të Federatave, donatorët e klubeve s’do të mundë të përfitojnë nga lehtësimet që ju takojnë falë Ligjit për Sponsorizim.

Kjo ka bërë që krerët e klubeve ta mbajnë një mbledhje sot, për ta diskutuar këtë situatë të rëndë dhe delikate.

Ndërkohë, deri tash janë licencuar këto Federata: Federata e Ping-Pongut; Federata e Xhudos, Federata e Hendbollit, Federata e Sportit Shkollor, Federata e Mundjes, Federata e Triathlonit, Federata e Volejbollit, Federata e Basketbollit dhe Federata e Atletikës së Kosovës.

 

Tags: FFK
ShareTweetShare
Previous Post

Rasti i foshnjës në Spitalin e Pejës, shkarkohen shefi dhe kryeinfermierja e Gjinekologjisë

Next Post

Serbia në konfrontim me Perëndimin, për shkak të Kosovës?

Next Post
Serbia në konfrontim me Perëndimin, për shkak të Kosovës?

Serbia në konfrontim me Perëndimin, për shkak të Kosovës?

Lajmet e fundit

Haradinaj ia thekson Kallasit rëndësinë e mbështetjes nga BE në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit

Haradinaj ia thekson Kallasit rëndësinë e mbështetjes nga BE në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit

22/05/2025
Haradinaj: Propozimi Bogujevcit ose Selimit për kryeparlamentare është rrugëdalja nga bllokada

Haradinaj: Nëse do t’i kishte opozita votat, kryeparlamentari do të zgjidhej

22/05/2025
Vdes i riu në QKUK, e therën me thikë dhe e hodhën nga vetura në Prizren

Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në QKUK

22/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Rast tragjik në Bërnicë: 15-vjeçari vdes në vetaksident me biçikletë

22/05/2025
Krasniqi takohet me Kallas-in: PDK gjithmonë e gatshme për të dhënë kontributin e saj për zgjidhjen e krizës politike

Krasniqi takohet me Kallas-in: PDK gjithmonë e gatshme për të dhënë kontributin e saj për zgjidhjen e krizës politike

22/05/2025
Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Haradinaj ia thekson Kallasit rëndësinë e mbështetjes nga BE në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit

Haradinaj ia thekson Kallasit rëndësinë e mbështetjes nga BE në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit

22/05/2025
Haradinaj: Propozimi Bogujevcit ose Selimit për kryeparlamentare është rrugëdalja nga bllokada

Haradinaj: Nëse do t’i kishte opozita votat, kryeparlamentari do të zgjidhej

22/05/2025
Vdes i riu në QKUK, e therën me thikë dhe e hodhën nga vetura në Prizren

Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në QKUK

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.