Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani ka njoftuar se 26 është numri i federatave sportive të lincencuar në MKRS.
Osmani ka thënë se të gjitha federatat e kanë marr licencën me kusht, që nënkupton sipas saj, se në afat prej 90 ditësh, federatat obligohen të plotësojnë kriteret e licencimit, raporton Klankosova.tv.
“Federata e Kickboxit, Federata e Futbollit dhe Federata e Shahut të Kosovës, janë federatat të cilat së fundmi janë licencuar në MKRS në përputhje me standardet e reja të qeverisjes së organizatave sportive”, shkroi Osmani.
“Sikur edhe të gjitha federatat e tjera të licencuara më heret, edhe këto të trija, kanë marr licencën me kusht”.
“Kjo nënkupton se në afat prej 90 ditësh, federatat obligohen të plotësojnë kriteret e licencimit edhe për klubet e tjera anëtare të cilat në këtë fazë nuk kanë arritur të përmbushin kërkesat e parapara me udhëzim administrativ”.
“26 është numri i federatave të licencuara në MKRS. Afati i licencës është deri më 31 dhjetor 2024”.