Sheshi ”Zahir Pajaziti” ka mbetur pa ndriqim ditëve të fundit. Shumë qytetarë kanë filluar të ankohen për këtë gjë, raporton Gazeta Papirus.
Në kohën kur sheshi ka filluar të ”vlojë” natën nga shumë qytetarë dhe poashtu nga shumë mërgimtarë, ai mbetet i errësuar, në vend që të dukej i ndriquar.
Megjithë mungesën, duket se Komunës së Prishtinës nuk i bën aspak përshtypje kjo gjë dhe ky mungesë ndriqimi.
Gazeta Papirus, ka provuar të merr përgjigjie nga Drejtoria e Shërbimeve Publike përmes telefonit, por kjo drejtori nuk ka gjetur kohë për tu përgjigjur. Poashtu kemi provuar të kontaktojmë direkt edhe me drejtorin Ilirik Musliun, por as ai nuk e ka hapur telefonin/Gazeta Papirus/