GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Mjeku thotë se e ndjera, Marigona Osmani kishte ndërruar jetë para se të sillej në spital

10/11/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Mjeku thotë se e ndjera, Marigona Osmani kishte ndërruar jetë para se të sillej në spital
Share on FacebookShare on Twitter

Specialisti i mjekësisë emergjente, Burim Maloku tha se e ndjera ishte sjellë nga dy djem para spitalit pa shenja jete. I këtë deklarim e bëri të enjten në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ku Dardan Krivaqa bashkë me Arbër Sejdiu, po akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e të ndjerës, Marigona Osmanit.

Dëshmitari Burim Maloku i cili është specialist i mjekësisë emergjente gjatë deklaratës së tij tha se personalisht kishte dal për t’i kërkuar Krivaqën dhe Sejdiun, mirëpo shtoi se të njëjtit nuk ishin aty dhe se i ka pa duke u larguar nga spitali, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kështu, i njëjti tha se ekipa e ka thirr Policinë dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Kur i kam drejtuar dritën në sy të ndjerës kam vërejtur se bebëzat e syrit i ka pas shumë të zmadhuara, dhe kam konstatuar se nuk ka qenë e nevojshme të vazhdohet më tej me procedurën e reanimacionit”, ka thënë Maloku

I pyetur nga mbrojtësi i palës së dëmtuar avokati Gazmend Rexhepi, se në çfarë gjendje kishte qenë viktima, a kishte qenë e lagur në fytyrë dhe flokët, dëshmitari Maloku u përgjigj se detajet nuk i kujtohen.

Po ashtu, në këtë seancë u dëgjua edhe eksperti mjeko-ligjor Naim Haliti, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, i cili tha se qëndron në tërësi pranë raportit të detajuar.

I njëjti tha se ka kryer autopsinë për këtë rast ndërsa raportin e ka dorëzuar në prokurori.

I pyetur nga prokurori Valdet Avdiu se në çfarë gjendje ishte viktima, eksperti Haliti tha se gjendja e saj ka qenë një kufomë për të cilën gjithë të gjeturat janë paraqitur të detajuara në raport.

“Bazuar në ekzaminimin e jashtëm dhe të brendshëm të kufomës dhe analizat e tjera përcjellëse, konkludojmë se vdekja e të ndjerës ka qenë e dhunshme dhe ka ardh si pasojë e politraumës” ka thënë eksperti mjeko-ligjor Naim Haliti.

Tutje, eksperti ka elaboruar raportin e tij duke shtuar se në kuadër të të gjeturave vdekja e të ndjerës ka ardhë si pasoj e shokut  hemorragjik dhe asfiksisë, si dhe traumave të cilat kanë ardhë si pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe të brendshme, ku sipas të njëjtit të gjitha janë të përshkruara detajisht në raportin mjeko-ligjor.

“Lëndimet kanë qenë të shkaktuara nga mjetet prehëse dhe goditjeve siç janë shtypjet dhe përplasjet, konkludojmë se kanë qenë mbi 12 thyerje në trup”, tha eksperti mjeko-ligjor Naim Haliti

Eksperti shtoi se sipas analizave të gjakut të cilat janë nxjerra nga laboratori, nga gjetjet ka rezultuar se viktima ka përdorur tramadol i cili shërben si qetësues për dhimbje.

Ndryshe, për shkak se dëshmitari Besart Mani ka munguar në këtë seancë, kryetari i trupit gjykues, Sahit Krasniqi njoftoi se i njëjti ndodhet jashtë shtetit të Kosovës, konkretisht në Poloni, mirëpo sipas prindërve të tij i njëjti do të kthehet në Kosovë para vitit të ri.

Andaj, gjytqari Krasniqi tha se trupi gjykues konsideron relevante për këtë çështje dëshminë e dëshmitarit Mani, kështu në këto rrethana seanca u shty për kohë të pacaktuar.

Gjyqtari i çështjes, Sahit Krasniqi më 2 shtator 2022,  ka marrë  aktvendim në bazë të së cilit i ka refuzuar kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimet e provave, të parashtruara nga mbrojtja e të akuzuarve, ndërsa të akuzuarve Krivaqa dhe Sejdiu, iu konfirmua aktakuza.

Ndryshe, në seancën e së mërkurës, Krivaqa tha se tani e ndjera, Marigona Osmani e kishte pranuar se e kishte tradhtuar me djalin e dajës se tij, ndërsa ky i fundit e kishte mohuar një gjë të tillë.

Gjyqtari i çështjes, Sahit Krasniqi më 2 shtator 2022,  ka marrë  aktvendim në bazë të së cilit i ka refuzuar kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimet e provave, të parashtruara nga mbrojtja e të akuzuarve, ndërsa të akuzuarve Krivaqa dhe Sejdiu, iu konfirmua aktakuza.

Tags: Burim MalokuE ndjeraMarigona OsmaniMjekësisë LigjoreSpecialisti i mjekësisë emergjente
ShareTweetShare
Previous Post

Fillon ngritja e çmimeve të derivateve, tri ditë pasi shteti ndaloi çmimet tavan

Next Post

Serbi mohon se kreu krime lufte: Jam i martuar me shqiptare

Next Post
Serbi mohon se kreu krime lufte: Jam i martuar me shqiptare

Serbi mohon se kreu krime lufte: Jam i martuar me shqiptare

Lajmet e fundit

Guerot: Lufta për lirinë e Ukrainës, është luftë për sigurinë e Evropës

Ambasadori francez: Na duhet një qeveri llogaridhënëse para Kuvendit, na duhen partnerë

21/05/2025
Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

21/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Nis një operacion kërkimi në Malet e Sharrit

21/05/2025
Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

21/05/2025
Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

21/05/2025
Zelensky: Putin po luan me jetët e njerëzve edhe në kohën e Pashkëve

Zelensky telefonon Rutten: Pa presion mbi Moskën nuk mund të arrihet paqe

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Guerot: Lufta për lirinë e Ukrainës, është luftë për sigurinë e Evropës

Ambasadori francez: Na duhet një qeveri llogaridhënëse para Kuvendit, na duhen partnerë

21/05/2025
Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

21/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Nis një operacion kërkimi në Malet e Sharrit

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.