Në Mitrovicë raportohet se janë arrestuar dy persona, për shkak të dyshimit se njëri prej tyre ka pranuar para të gatshme për lehtësimin e procedurave për kalimin e testit me shkrim, për patent shofer.
Dyshohet se njëri nga të arrestuarit është instruktor, derisa janë sekuestruar edhe 600 euro.
”DHËNIE /MARRJE E RYSHFETIT
Mitrovicë / 15.01.2025. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak të dyshimit se njëri prej tyre në cilësi të instruktorit të vozitjes në një autoshkollë private ka pranuar nga i dyshuari tjetër para me qëllim të lehtësimit të procedurës për kalimin e testit me shkrim për kategorinë B të vozitjes. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 600€ (6X100) para të gatshme dhe dy telefona celularë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet ne raportin policor.