Një grua e moshës 24 vjeçare është gjetur pa shenja jete gjatë pasiditës së sotme në qytetin e Mitrovicës.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar, Avni Zahiti- zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.
“Sot, rreth orës 17:30, nga familjarët e viktimës është raportuar se brenda banesës së tyre në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima femër e moshes 24 vjeçare”, ka thënë Zahiti.
Më tutje ai ka thënë se Hetuesit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Po ashtu me urdhër të Prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.