Një grua në Mitrovicë dje ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje dhe se i njëjti më pas i ka vënë zjarrin shtratit të dhomës së fjetjes në shenjë revolte.
Në raportin 24 orësh, Policia ka bërë me dije se zjarri është lokalizuar dhe se i dyshuari është arrestuar.
Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Mitrovicë 09.06.2023-20:18. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili në shenjë revolte i ka vënë zjarrin shtratit të dhomës së fjetjes. Zjarri është lokalizuar ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport