Dashuria e madhe për klubin mitrovicas duket se fillon shumë herët.
Një qytetar nga Mitrovica e kishte mbuluar me flamuj gjelbër e zi e me shall të Torcidës, fëmijën e tij të posalindur.
Ndryshe, së fundmi është bërë virale edhe një video e një djaloshi nga Mitrovica i cili nuk i mbante dot lotët në ndeshjen e tretë finale mes KB Trepça dhe KB Ylli.
Ai shihej i emocionuar e i gëzuar jashtë mase për fitoren e klubit mitrovicas.