Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Suhadoll të Mitrovicës së Veriut
Një person është ankuar në polici se i janë vjedhur pëllumbat në vlerë prej rreth 20 mijë eurove.
“Ankuesi mashkull kosovar (mbajtës i pëllumbave) raporton se persona të pa njohur i kanë vjedhur pëllumbat e tij”, thuhet në raportin e policisë.
Policia thotë se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.