Zënkat e familjes së gruas me dhëndrin, janë të shpeshta në vendin tonë. Madje shpesh herë ato nuk marrin fund, as atëherë kur çifti vendos të ndahet. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se një 40-vjeçar dyshohet se ka kërcënuar seriozisht përmes telefonit ish-bashkëshortin e motrës së tij.
Rastin e ka denoncuar në Polici viktima, i cili ka deklaruar se ish-miku i tij e ka kërcënuar se do ia gërdisë jetën, posa ta kapë.
Njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar dhe e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje’.