Një grua ka lajmëruar në Policinë e Kosovës, se persona të panjohur janë duke i publikuar fotografi denigruese vajzës së saj në rrjetin social “Tik Tok”.
Policia është duke e hetuar rastin.
Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë.
“Mitrovicë 24.06.2023-18:00. Me datë 06.07.2023 ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur kanë hapur një faqe në rrjetin social Tik Tok dhe kanë shpërndarë foto të vajzave të saj me përmbajtje denigruese. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.