Dmitry Kovtun, një nga dy rusët e akuzuar nga Britania për helmimin e ish-spiunit Alexander Litvinenko në Londër në vitin 2006, ka vdekur nga Covid-19 në një spital në Moskë, sipas një njoftimi nga agjencia ruse e lajmeve TASS.
Litvinenko vdiq disa javë pasi piu çaj të helmuar me Polonium 210, një izotop i rrallë radioaktiv në hotelin Millennium në qendër të Londrës, ku takoi Kovtun dhe Andrei Lugovoi. Hetuesit britanikë kanë gjetur gjurmë të poloniumit në të gjitha vendet në Londrë, që kanë frekuentuar më shpesh dy rusët, duke përfshirë zyra, hotele, avionë dhe stadiumin e futbollit të Arsenalit.
Kovtun dhe Lugovoi mohuan helmimin e Litvinenkos dhe Moska refuzoi t’i ekstradonte ata. Litvinenko, një shtetas britanik, ishte një ish-oficer i KGB-së dhe një kritik i zëshëm i presidentit rus Vladimir Putin.