GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Misioni Vëzhgues i BE-së: Janë vërejtur tendenca të Serbisë për të ndikuar në votim në Kosovë

15/05/2025
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Misioni Vëzhgues i BE-së: Janë vërejtur tendenca të Serbisë për të ndikuar në votim në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, që u mbajtën në një kontekst të ndjeshëm politik dhe institucional, janë analizuar në detaje nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i Bashkimit Evropian. Në raportin përfundimtar, që u prezantua sot në një konferencë për media në Prishtinë, u theksua se procesi ka pasur sfida të shumta – përfshirë përpjekjet për ndërhyrje nga jashtë.

Anëtarja e Parlamentit Evropian, Natalie Loiseau, e cila udhëhoqi misionin e vëzhgimit, tha se janë vërejtur tendenca për të ndikuar në votim nga shteti i Serbisë, çka sipas saj është e papranueshme mes vendeve fqinje.

“Sa i përket ndërhyrjeve nga jashtë, i kam cekur ato në përgjithësi. Jemi dëshmitarë të tendencave nga jashtë për të ndikuar në votimin e tyre dhe kjo nuk do të duhej të ndodhte mes fqinjëve. Transmetimi publik, radio dhe televizioni, si dhe programet për komunitetet joshumicë, do të përmirësohen në mënyrë që votuesit nga të gjitha komunitetet në Kosovë të kenë qasje më të mirë në informacionin përkatës rreth zgjedhjeve,” tha Loiseau.

Ajo nënvizoi se raporti përmban një vlerësim të detajuar dhe 19 rekomandime për përmirësimin e proceseve zgjedhore në të ardhmen.

“Është kënaqësi të rikthehem në Prishtinë dhe të paraqes para jush raportin përfundimtar të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Që nga ardhja ime para dy ditësh, jam takuar me presidenten e Kosovës, kryeministrin në detyrë dhe kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’ua dorëzuar raportin dhe për të diskutuar rekomandimet që përmban ai,” theksoi ajo.

Loiseau falënderoi qytetarët e Kosovës për përkushtimin e treguar ndaj procesit demokratik, si dhe institucionet zgjedhore për bashkëpunimin dhe mikpritjen.

“Puna jonë në Kosovë ka filluar në fillim të janarit dhe vazhdoi gjatë gjithë procesit zgjedhor. Ne kemi vendosur 104 vëzhgues nga të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së, së bashku me Kanadanë, Norvegjinë dhe Zvicrën. Një delegacion nga Parlamenti Evropian gjithashtu iu bashkua misionit,” tha më tej Loiseau.

Tags: bejaneKosovëMisionindikuarserbisetendencaverjeturVezhguesvotim
ShareTweetShare
Previous Post

Rama pas takimit me Starmerin: Jemi besnik ndaj Italisë, s’bëjmë marrëveshje emigrantësh me vende të tjera

Next Post

Një orë nga takimi i liderëve politik me Presidenten Osmani, a do të dilet nga ngërçi politik?

Next Post
Një orë nga takimi i liderëve politik me Presidenten Osmani, a do të dilet nga ngërçi politik?

Një orë nga takimi i liderëve politik me Presidenten Osmani, a do të dilet nga ngërçi politik?

Lajmet e fundit

Apel për ndihmë, Profesori Arben Hajdari ka nevojë për përkrahje

Apel për ndihmë, Profesori Arben Hajdari ka nevojë për përkrahje

15/05/2025
“E duam Kosovën”, Osmani s’e sheh të pamundur gjetjen e zgjidhjes për konstituim të kuvendit

“Atraktiviteti” i parlamentarëve: Cilët deputetë ishin më “cool” se Kurti sot?

15/05/2025
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike ka përgjegjësi të formojë një Kuvend dhe një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën’

ShBA-ja po përgatitet të lehtësojë disa nga sanksionet ndaj Sirisë

15/05/2025
Djali i Jakup Krasniqit: Harresa e shtetit ndaj çlirimtarëve, goditja më e rëndë ndaj shtetësisë

Djali i Jakup Krasniqit: Harresa e shtetit ndaj çlirimtarëve, goditja më e rëndë ndaj shtetësisë

15/05/2025
Terras: Kurti të bëjë koalicion dhe Kosovës t’i hiqen masat nga BE-ja

Terras: Kurti të bëjë koalicion dhe Kosovës t’i hiqen masat nga BE-ja

15/05/2025
Kapet Miogradu që dyshohet se vrau shqiptarë në Zhazhë

Kapet Miogradu që dyshohet se vrau shqiptarë në Zhazhë

15/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Apel për ndihmë, Profesori Arben Hajdari ka nevojë për përkrahje

Apel për ndihmë, Profesori Arben Hajdari ka nevojë për përkrahje

15/05/2025
“E duam Kosovën”, Osmani s’e sheh të pamundur gjetjen e zgjidhjes për konstituim të kuvendit

“Atraktiviteti” i parlamentarëve: Cilët deputetë ishin më “cool” se Kurti sot?

15/05/2025
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike ka përgjegjësi të formojë një Kuvend dhe një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën’

ShBA-ja po përgatitet të lehtësojë disa nga sanksionet ndaj Sirisë

15/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.