Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, ka bërë të ditur se vëzhguesit e këtij misioni janë të vendosur në tërë vendin.
Përmes një postimi në Twitter, nga misioni i BE-së kanë thënë se vëzhguesit janë duke raportuar në mënyrë të vazhdueshme tek ekipi qendror i misionit mbi procesin e numërimit të votave.
“Të vendosur në mbarë Kosovën, vëzhguesit tanë afatgjatë vazhdojnë të ofrojnë përditësime të vazhdueshme për ekipin kryesor të misionit për procesin e rinumërimit. Vëzhgimi i numërimit të votave është një aspekt i rëndësishëm i një misioni vëzhgues të zgjedhjeve të BE-së.”– thuhet në njoftim.