Analisti Ilir Mirena ka thënë se LDK jeton ende në të kaluarën dhe se duhet të gjejë një rrugë që të përdorë më mirë resurset e saj.
Duke folur për T7, ku është duke u analizuar roli i Lidhjes Demokratike të Kosovës në politikën e sotme, Mirena ka thënë se LDK duhet ta gjejë veten në skenën e sotme politike.
“LDK ta kuptojë që Rugova nuk sjell më vota,”-është shprehur ai, duke shtuar se LDK ka rolin e saj historik me ish-presidentin Rugova, por tani është koha të shikohet përpara.