Gazetari Ilir Mirena s’pajtohet me nderimet që po i renditen ministrit të dorëhequr të mbrojtjes, Armend Mehaj, që s’mund të arsyetohen se janë meritore.
Mirena ka reaguar në konton e tij në Facebook pas njoftimit se komuna e Prishtinës do të nderojë poashtu ministrin e dorëhequr Mehaj me çelësin e qytetit.
Ai renditi varg kriteret e veprimtarisë që do të meritonin në nder të tillë – në fushën e veprimit të ministrit – duke e theksuar që të gjitha këto i mungojnë ish ministrit.
“Jo qe eshte far çelesi, po mire eshte me pyet se çka ka ba ky Armend Mehaj per Prishtinen dhe Kosoven qe me ja dhane “Çelesin e Prishtines”?! Bash kur eshte dasht me kontribu, gjate luftes, ky s’ka qene ksajde. Pas luftes kur vendi ka qene i shkaterruar dhe ka pas nevoje per ndihmen e secilit ky ka qene i angazhur diçka ne KFOR, perkthyes me sa e di une, me page marramendese. Erdhi nga diaspora, n’i Zot e di se qysh i ra si hutit n’zgure me u ba minister. Gjate krejt ndertimit dhe transformimit te TMK’se ne FSK, per gati dy dekada, kush s’ka ni as qe ka dite per te. Edhe per shndrrimin e FSK’se ne ushtri te rregullt garant veç ne lajme ka degju. Pra, krejt e ka gjetur te gatshme, pos ka menaxhu diçka qe ka qene duke funksionuar.”
Mirena më tutje thekson se kjo përvojë e tij në ekzekutiv do t’i shërbejë vetëm atij personalisht, siç konsideron, pasi projektet që u kryen ishin të nisura ai vetëm i mbikëqyri. Për të ngulitur argumentin e tij se është qasje e gabuar ai u tall se ndoshta edhe një përmendore i duhet ngritur krah Skenderbeut në shesh.
Një meritë ia njohu Mirena ish ministrit me cinizëm se pati kurajo të arratiset me dorëheqje nga posti i ministrit në qeverinë më të keqe në historinë e Kosovës pas çlirimit siç e vlerëson dhe lë të nënkuptohet se kjo do të ishte kriter i diskualifikimit ndoshta.
“Merita e tij e vetme. per te cilen ia kisha dhane nje mirenjohje simbolike, eshte se ka pas kurajon me ike nga qeveria me e demshme dhe me e paafte qe e ka pas Kosova prej pas çlirimit. Kaq”.