Gazetari dhe analisti, Ilir Mirena, ka shkruar rreth imigrimit që po ndodh në kohen e fundit.
Statusi i tij :
Po habitemi pse ka kaq interesim për ta braktisur Kosovën.
Po habitemi per raste te shumta qe edhe familje me gjendje te mire materiale po e braktisin, ose jane ne perpjekje per ta braktise vendin.
Por, po harrohet se qe prej shpalljes se pavaresise, ne qytetareve te ketij vendi na thuhet – nga VV’ja dhe Albin Kurti, media dhe shoqeri civile ne sherbim te tyre – se ne Kosove s’ka jete, ne Kosove s’ka perspektive, ketu e kane marr bandat ne dore, ketu qeveria vetem vjedh, ketu gjyqtaret dhe prokuruoret jane te korruptuar, se mjeket jane te korruptuar e hajna, mesuesit jane hajna, biznisemenet jane kriminele, administrata jane korruptuar e hajna, bujqit jane hajna, ketu nuk jetohet, etj., dhe keshtu kemi mberritur stadin ku askush askujt me nuk i besojme.
Demoralizimin dhe zymtesinë shoqerore që Albin Kurti dhe VV-ja e injektoi për më shumë se një dekadë s’ka kush më që e çrrënjos.
Prandaj, sot 50 mije qytetare ne muaj aplikojne per t’u larguar nga vendi.
Sot, kur Kurti ka pushtetin absolut edhe ai duhet te jete i habitur se si askush nuk beson qe ketu mund te behet mire.…
Ai s’do duhej te ishte i habitur.
Eshte kontribut personal i tij. Ate qe e mbolli per kohe te gjate, po jep frutet e saj. Se pari po i hakmerret kreatoreve te saj, Kurtit e VV’se. E, fatkeqesisht edhe vendit.