Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar kryeministrin e vrarë serb Zoran Gjingjiq në 20-vjetorin e vrasjes së tij.
Ditë më parë, Kurti kishte përkujtuar edhe politikanin serb, Oliver Ivanoviq në pesë vjetorin e vdekjes së tij.
Rreth kësaj ka reaguar analisti, Ilir Mirena.
Mirena përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pasi Kurti ka përkujtuar Ivanoviq pse mos ta përkujtoj edhe Gjingjiqin.
“Kur e përkujton Oliver Ivanoviqin pse mos me e përkujtu Zoran Gjingjiqin!” – ka shkruar Mirena.