Shkruan : Ilir Mirena
Te gjitha rregullat e nje loje korrekte ne sferen publike i ka permbysur dhe shkaterruar me themel Levizja Vetvendosje, e inspiruar nga lideri i saj Albin Kurti.
Ajo/ai perdoren akuza nga me te paskrupulltat, shpifje dhe linçime te organizuara, kercenime, genjeshtra, e sulme fizike (me veze e gaz), kunder kundershtareve duke mos respektuar asnje trohe norme etike, ndershmerie a morali – norma ne te cilat ndonjehere mund te kete besuar kjo shoqeri.
Prandaj, sot shoqeria jone eshte kaq e pashpirt, kaq mizore, kaq indiferente ndaj lendimit dhe sulmeve ne jeten private te gjithsecilit – ndaj familjareve te politikaneve, fytyrave publike, mediave e shoqerise civile.
Ne fakt, shoqeria kosovare eshte bashkepjesmarrese ne akte te tilla. Sot, ajo sillet si nje tufe peshkaqenesh te uritur ne ndjekje te aromes se gjakut. Aq i bene kur ky gjak mund te jete i familjareve te pafajshem te fytyrave publike. Edhe atyre te politikes.
Fatkeqesisht, sot i qelloi vellait te Mimoza Kusarit ta josh kete tufe peshkaqenesh.
Me moti u qellonte femijeve te Ibrahim Rugoves, djalit te Hashim Thaçit (me fytyren e Endritit VV’ja mbushte billbordat e qyteteve), vajzave te Lutfi Hazirit, djemeve te Isa Mustafes, djalit te Fatmir Limes, djalit te Haxhi Avdylit, perfaqesuesve te komunitetit LGBT, familjaret e gazetareve, deputeteve, biznismeneve, e kujt jo se…
Qe moti kete dreq, dreqin akuzave dhe linçimeve, e ka nxjerr prej shishes VV’ja dhe Kurti. Thuhet se eshte ne natyren e njeriut te krijoje perbindesha, por eshte edhe ne natyren e perbindeshave te shkaterrojne krijuesin e saj.
Ky investim 15 vjeçar tani po i perplaset fytyres edhe vet VV’se. A ju kujtohet gjate veres fustani i vajzes se pafajshme te Kurtit?
Megjithate, pasoja me e madhe e ketij investimi diabolik mbetet plandosja shpirtnore qe ka pllakosur shoqerine tone.
Çuditerisht, sot, kur shoqeria jone punet materiale i ka me se miri prej se mbahet mend, po ashtu si kurre me pare eshte aq e pakenaqur, e mbushur helm, mllef, urrejtje e depresion…
Pafajesisht, pasojat e kesaj fryme duhet t’i ndjeje edhe dikush qe bene jeten e tij te qete ne nje kontinent tjeter, por ka fatin te jete familjare i nje politikani a politikaneje, ne kete rast i Mimoza Kusarit…
E kush me mire e permbledhe krejt kete qe e thash me siper, se sa pyetja e pashpirt e Mimoza Kusarit, shefe e grupit parlamentar te partise qe kontrollon qeverine, kuvendin dhe presidencen, per gazetarin:
“Per çka e keni fjalen?”….