Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka miratuar një rezolutë e cila fajin ia drejton Rusisë për krizën humanitare në Ukrainë.
Kjo rezolutë u miratua nga 140 shtete, në mesin e tyre ishte edhe Serbia, transmeton Klankosova.tv.
Përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropina, Josep Borrell, ka thënë se Rusia do të mbajë përgjegjësi për të gjitha gjërat që i ka shkaktuar në Ukrainë.