GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Minxhozi: Përkrahim çdo marrëveshje Kosovë-Serbi, dialogu të fillojë sa më parë

16/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Minxhozi: Përkrahim çdo marrëveshje Kosovë-Serbi, dialogu të fillojë sa më parë
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se e përkrahin çdo iniciativë që merret nga dy qeveritë e Kosovës dhe e Serbisë për arritjen e një marrëveshje të ndërsjellë që është shumë e rëndësishme për të dyja vendet.

Tutje, ai tha se brenda një afati të shkurtër duhet të nxiten të gjithë faktorët për ta filluar dialogun, i cili nuk është vetëm në të mirë vetëm të Kosovës dhe Serbisë, por edhe gjithë rajonin.

“Shqipëria përkrah çdo iniciativë që merret nga dy qeveritë respektive të Kosovës dhe Serbisë për të arritur në një marrëveshje të ndërsjellë që është shumë e rëndësishme për të dyja vendet. Natyrisht janë bërë disa hapa, por prapë pritet shumë më tepër. Duhet të kemi parasysh që çështja e dialogut nuk është thjesht çështje e Qeverisë, por çështje e gjitha forcave politike”.

“Është çështje e shoqërisë civile për të ushtruar një trusni për të dhënë mendime se si duhet të zhvillohet dialogu. Brenda një afati të shkurtër duhet të nxiten të gjithë faktorët për ta filluar këtë dialog, i cili nuk është vetëm në të mirë vetëm të Kosovës dhe Serbisë, por edhe gjithë rajonin”.

Sipas tij, Kosova fillimisht ka problem sa i përket liberalizimit të vizave, ani pse i ka përmbushur të gjitha obligimet.

Minxhozi shtoi se Qeveria Kurti duhet të lëviz më shpejt në mënyrë që të ketë një bashkërendim me gjithë faktorët e brendshëm politik në Kosovë dhe jashtë saj, raporton EO.

“Problem kryesor që ka Kosova është liberalizimi i vizave. Është diçka që Kosova ka përmbushur të gjitha ato obligime të veta dhe kjo ngathtësi e BE-së do të thosha është e pashpjegueshme. U premtua para disa vitesh se do të ketë liberalizim të vizave dhe një gjë e tillë nuk po ndodh. Është shqetësuese jo vetëm për Qeverinë, por edhe për gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Pastaj çështje të tjera për aplikime në organizata ndërkombëtare kanë qenë iniciativa të qeverive të Kosovës ndër vite, por që nuk varet thjesht nga faktori politikë këtu por edhe nga politikat ndërkombëtare të shteteve të ndryshme. Ne nxisim që të ketë lëvizje nga Qeveria Kurti dhe të ketë një bashkërendim me gjithë faktorët e brendshëm politik këtu në Kosovë dhe jashtë saj”, tha Minxhozi.

Tags: ambasadorkosoveQemal Minxhozishqiperi
ShareTweetShare
Previous Post

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Policinë Ushtarake në FSK

Next Post

Rriten çmimet botërore të grurit

Next Post
Rriten çmimet botërore të grurit

Rriten çmimet botërore të grurit

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.