Ministrja për të Drejtat e Njerëzve, Komuniteteve si dhe për dialogun e brendshëm në Serbi, Gordana Qomis ka folur së fundi për marrëdhëniet e Serbisë me vendet e rajonit, si dhe dialogun e brendshëm në Serbi.
Gjatë një interviste për EUROACTIV, rrjeti i mediave të specializuara në politikat e Bashkimit Evropian, Qomir ka folur edhe për Kosovën, transmeton lajmi.net.
Ajo ka ftuar Bashkimin Evropian të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
“Kjo nuk i kushton asgjë (BE-së), por përçon mesazhin se BE-ja mbetët pas asaj se projekti i paqes është ideja themelore mbi të cilën është ndërtuar unioni”, ka thënë Qomiq.
Ndryshe nga Qomiq, kolegu i saj ministër në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, thuajse çdo ditë ka vazhduar me fyerje në drejtim të shqiptarëve, e shpesh herë nuk ka hezituar edhe të kërcënojë.
Së fundi madje ai pati edhe disa deklarata lidhur me masakrën e Reçakut, duke e quajtur “ngjarje të rreme”./Lajmi.net