Me ftesë të “Volontari nel Mondo”, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, bashkë me zv.ministren Edona Maloku Bërdyna, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Itali, ku do të njihen nga afër qasjen e Reggio Emilia në Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, si komponentë e rëndësishme e zhvillimit të fëmijëve.
Ministrja Nagavci shprehu kënaqësinë për ecurinë e projektit, PEDAKOS (Aleanca Për Zhvillimin e Edukimit Parashkollor në Kosovë), i cili po zbatohet nga MAShTI në bashkëpunim me “Volontari nel Mondo”.
Ky projekt i financuar nga Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim synon rritjen e cilësisë së shërbimeve edukative të ofruara nga kopshtet publike, private dhe ato me bazë në komunitet në Kosovë dhe vë në dispozicion për Kosovën qasjen e njohur në sektorin e arsimit: Reggio Emilia, thuhet në një komunikatë.
Prandaj, Ministrja falënderoi shtetin italian dhe “Volontari nel Mondo” që po ndihmojnë në realizimin e një prej prioriteve kryesore të Qerverisë së Kosovës, e që është zhvilimi në fëmijërinë e hershme.
Reggio Emilia është një qasje arsimore e lindur dhe zhvilluar në kopshtet e Reggio Emilias në Itali, të cilën sot shumë vende të botës frymëzohen dhe e praktikojnë.
Gjatë qëndrimit në Itali, ministrja Nagavci dhe zv.ministrja Maloku Bërdyna do të vizitojnë institucione të rëndësishme për të parë nga afër qasjen Reggio Emilia dhe të identifikojnë mundësitë e bashkëpunimit në edukimin në fëmijërinë e hershme. /Gazeta Papirus/