GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ministrja Haxhiu e ShKK dalin me komunikatë për rastin e drogës në burg, nuk e përmendin kompaninë ‘Hajdini Comerc’

22/10/2022
në Ballina, Kosovë, Kronika e zezë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar mbrëmë se kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës. Për këtë rast Gazeta Insajderi ka raportuar ekzkluzivisht dje. Rast ky që ka ndodhur me 13 shtator, por që vetëm pas raportimin të Insajderit, ShKK ka dalë me komunikatë, ndërsa, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka shpërndarë.

Insajderi ka raportuar mbrëmë se një sasi e konsiderueshme pilulash të dyshuara si ekstazi dhe një sasi mariuhane janë kapur, pak para se të futeshin në burgun e Dubravës, në kamionin e firmës “Hajdini Comerc” pronë e biznesmenit Musaj Leku.

Ndërsa, nga ShKK janë kujdesur që në komunikatë të mos përmendet emri i kompanisë “Hajdini Comerc”.

“Në tunelin e Portës së Re të hyrjes së qendrës kanë lokalizuar Automjetin Transportues të kompanisë së kontraktuar për furnizime të kantinave në SHKK, ku gjatë kontrollit të detajuar brenda hapësirave të Automjetit Transportues në mënyrë të kamufluar është tentuar të futet brenda qendrës: – substancë e dyshuar narkotike 748 gr; 11 telefona mobil; 8 kabllo të adapterëve;2 koka të adapterëve; 5×20 tableta të dyshuara të llojit DBOLMAX, dhe 212 tableta të dyshuara si ekstazi“, thuhet në njoftim.

Tutje, SHKK ka njoftuar se shumë shpejt të dal me një raport të detajuar.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ministrja Haxhiu. Ajo vetëm shpërndau komunikatën e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese në Dubravë“, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Mbrëmë, Insajderi ka raportuar se lidhur me rastin Prokuroria e Pejës po e mban në burg shoferin e kamionit, por një video që e ka siguruar Insajderi zbulon se drogën aty e ka futur një person tjetër.

Më 13 shtator të këtij viti organet e rendit parandaluan futjen e një sasie droge, kryesisht mariuhanë e pilula të dyshuar si ekstazi. Ato ishin duke hyrë në burgun e Dubravës.

Për këtë, Prokuroria që nga ajo datë po mbanë nën arrest shoferin e kamionit, Haxhi Topalli, që drejtonte një kamion të firmës “Hajdini Comerc”, kontraktor i Qeverisë për furnizim të burgjeve në Kosovë.

Por, edhe pse Topalli po mbahet në paraburgim që nga ajo datë, Insajderi nga burime brenda Prokurorisë ka zbuluar se ky institucion tashmë e ka një të dyshuar tjetër që e kishte futur lëndën narkotike në pjesën e pasme të kamionit në mbrëmjen e 12 shtatorit.

Në mëngjesin e 13 shtatorit, atë kamion të “Hajdini Comrc” të ngarkuar pos me mallra të lejuara, edhe me një sasi prej mbi 200 pilulash të dyshuara si ekstazi, do ta voziste shoferi Haxhi Topalli.

Kur kamioni u ndalua, Prokuroria vendosi që ta arrestonte shoferin.

Insajderi ka kontaktuar edhe avokatën e shoferit të arrestuar të ‘Hajdini Comerc’, Aurora Mulhaxha.

Mulhaxha tha se Haxhi Topallli është duke u mbajtur në burg pa asnjë provë të vetme.

“Është duke u mbajtur pa drejtesisht, me asnjë prove të vetme direkte apo indirekte. Deri me tani nuk është vertetu as dyshimi i bazuar, dhe se masa e paraburgimit nga ai është e pa përballueshme, ku i njejti ka tentu edhe ti bëjë dëm shëndetit të tijë”, tha Mulhaxha për Insajderin.

Avokatja thotë se Topalli është viktimë në këtë rast, pasi që ai nuk e kishte pasur për detyrë të ngarkojë dhe të shkarkojë kamionin.

“I mbrojturi im, nuk ka pas detyrë as ta ngarkojë kamionin me ushqim, dhe se detyrë e tijë e vetme ka qenë ta merr në mëngjes detyrën e vozitjes. Haxhi Topallin, në këtë çeshtje e konsiderojë vetëm viktimë i cili padrejtesisht është duke u mbajtur prapa grillave“, tha ajo.

Video: Ekskluzive | Kush e futi drogën në kamionin e Hajdini Comerc që furnizonte burgjet

Tutje ajo ka thënë se familja e Haxhi Topallit ka mbetur në gjendje skajshmërisht të rëndë ekonomike.

Mulhaxha shton se organet përgjegjëse është dashur të kapin fajtorin e vërtetë i cili shfaqet në video dhe dy fëmijeve të mitur të të Topallit të ju ndalen lotët.

“Duke e marrë parasysh qe posedohet me një video ku shihet personi lirshëm i cili kryen vepren penale, dhe se Mediat cilësohen si pushtet i katert juridik, është dashur të kerkohet ndihmë nga qytetaret për kapjen e kryesit e jo të lendohet nje familje e tërë, e dy fëmijë të mitur të mos ju ndalet loti në sy”, u shpreh Mulhaxha.

Tags: Burgu DubravesMinistira DrejtesisereagimiSherbimi Korrektues
ShareTweetShare
Previous Post

Osmani i dekoron gratë e Ukrainës, derisa deputetet që ishin pjesë e UÇK-së s’i përfshinë as në panel

Next Post

Sara Hoxha, në një tango sensuale me këngën e Ledrit

Next Post
Sara Hoxha, në një tango sensuale me këngën e Ledrit

Sara Hoxha, në një tango sensuale me këngën e Ledrit

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.