GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Ministrja Hajdari merr vendim

20/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:5 mins read
Ministrja Hajdari merr vendim
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një arsyetimi të pazakontë, anuloi konkursin e brendshëm për 27 inspektorë që do t’i bashkoheshin këtij institucioni. Gjithçka dyshohet se u kurdis nga pushteti që ky konkurs të dështonte proceduralisht, që më pas të hapej si i jashtëm që t’iu mundësohet konkurrimi militantëve.

Më 1 mars të këtij viti MINT shpalli konkursin e brendshëm për 27 inspektorë. Në këtë konkurs kishin të drejtë të aplikonin vetëm punonjësit e administratës publike, por jo edhe qytetarë që nuk janë pjesë e institucioneve. Por drejtuesit e MINT, përfshirë kabinetin e ministres Rozeta Hajdari, në bashkëpunim me zëvendësuesen e kryeshefes së inspektoratit, Lebibe Haliti, që është edhe motra e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, konkursin e brendshëm e anuluan më 18 prill, me një arsye krejt të çuditshme, që ka bazë ligjore të dyshimtë.

Konkursi i dyshimtë i ministrisë së Rozeta Hajdarit, hapet rruga që të punësohen militantët

Në dokumentin që e ka siguruar Albanian Post, për anulimin e konkursit të brendshëm, MINT arsyetohet se askush nuk i ka plotësuar kriteret e konkursit.

Por, si është e mundur që të mos plotësojë kushtet asnjë nga konkurrentët, kur të gjithë që kanë aplikuar në këtë konkurs kanë qenë për shumë vjet pjesë të administratës publike.

“Bazuar në Ligjin Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik, Rregullores (QRK) me Nr.16/2020 për Pranimin dhe Karrirën në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, përfundon procedura e konkurrimit pa kandidat fitues, për (27) njëzet e shtatë pozita Inspektor i tregut, me RN00011072, RPC0004722, lëvizje brenda katogorisë i shpallur në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me datë: 01.03.2023”, thuhet në vendimin e anulimit.

Vendimi i anulimit te konkursit
Burime të AP kanë treguar se krejt ky skenar ishte përgatitur nga zëvendësuesja e kryeshefes së inspektoratit Lebibe Haliti, gjegjësisht motra e deputetit Haliti.

Për ta vërtetuar paligjshmërinë e anulimit të këtij konkursi Albanian Post ka folur me njërin nga konkurrentët që është pjesë e MINT, por që nuk ka pranuar të flas me emër, për shkak të rrezikut të hakmarrjes.

Ai ka treguar se në fillim janë ftuar për intervistim, por rrugës e kanë kuptuar se gjithçka ishte vetëm një fars nga ana e ministrisë, sepse po bëhej gati që konkursi të shpallej i jashtëm.

“Motra e deputetit (Lebibe Haliti) në bashkëpunim me kabinetin e ministres kanë anuluar konkursin e brendshëm për t’i hapur rrugë konkursit të jashtëm për rekrutimin e militantëve. Pa kurrfarë baze ligjore është anuluar ky konkurs dhe kjo vërtetohet shumë lehtë duke lexuar arsyetimin e anulimit. Si ka mundësi që nga afër 100 persona qe kemi konkurruar, askush nuk i ka plotësuar kriteret e konkursit, kur dihet që të gjithë jemi pjesë e administratës shtetërore për shumë vjet. Ka pasur aplikues që kanë pasur përvojë afër 20 vjet”, ka thënë njëri nga konkurrentët në këtë konkurs.

“Të paktën vetëm nga stafi i MINT kanë aplikuar afër 30 zyrtarë dhe të gjitha i kanë plotësuar kriteret, mirëpo rrugës e kemi kuptuar se gjithçka është e kurdisur dhe as nuk jemi ftuar për intervistim”, ka treguar ky zyrtar për AP.

Për ta vërtetuar këtë, MINT ka shpallur konkurs të jashtëm më 19 korrik të këtij viti. Kjo e vërteton pretendimin, se çdo hapë është ndërmarr me plan, sepse konkursi i brendshëm iu pamundëson konkurrimin e militantëve partiakë.

Për ta sqaruar bazën ligjore, Ligji i Administratës Publike e përcakton që çdo konkurs i nënshtrohet fillimisht procedurave të brendshme që të shteren mundësitë për të gjithë aplikuesit që janë pjesë e administratës publike të konkurrojnë dhe nëse nuk ka interesim, apo nuk i plotëson askush kriteret, anulohet konkursi dhe shpallet i jashtëm.

Për ta kuptuar se sa është absurde pretendimi që asnjë nga kandidatët s’i plotësojë kushtet për asnjë nga vendet e lira, mjafton të prezantohen kriteret e konkursit të brendshëm që i kishte vendosur MINT.

“Kushtet për lëvizjen brenda kategorisë dhe kërkesat e veçanta: 1.Të jetë nëpunes civilë i të njëjtës kategori për të cilën aplikon. 2.Të jetë nëpunes civil i konfirmuar në detyrë në rastin e lëvizjes brenda kategorisë profesionale. 3.Të mos jetë ndëshkuar me ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende. 4.Të jetë vlerësuar të paktën ‘mire’ për rezultatet në punë, të paktën gjatë dy viteve te fundit të vlerësimit. 5.Në rastin e konkurrimit për lëvizje brenda kategorisë profesionale të jetë vlerësuar të paktën mirë në vitin e fundit”, thuhet në kriteret e konkursit të brendshëm që e anuloi pushteti.

Sipas ligjit, kushdo që ka pozitën ekuivalente me atë të inspektorit dhe ka 3 vite përvojë pune në administratën publike dhe ka 3 vlerësime pozitive nga eprori i tij/saj plotëson kriterin e konkursit.

Albanian Post ka biseduar me Lebibe Halitin në lidhje me konkursin për 27 inspektorë. Ajo ka këmbëngulur që asnjë nga konkurrentët nuk i ka plotësuar kriteret e konkursit të brendshëm dhe sipas saj askush nuk është ankuar për procesin. Motra e deputetit, ka mohuar se në konkurs kanë konkurruar afër 100 persona, por sipas saj 69.

“Ne vetëm i kemi intervistuar me gojë dhe jo me shkrim. Ata që kanë konkuruar në konkursin e brendshëm kanë mundësi të konkurojnë prapë”, tha ajo.

E pyetur se a u anulua me qëllim, në mënyrë që t’u mundësohet militantëve partiakë aplikimi dhe pranimi i anshëm, Haliti e mohoi kategorikisht.

“Jo, kjo s’është aspak e vërtetë”, deklaroi ajo përmes telefonit.

AP ka kërkuar sqarim për ligjshmërinë e këtij vendimi edhe nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vendimin e MINT që ta anuloi konkursin e brendshëm.

Nga ky institucion përmes postës elektronike kanë thënë se nuk kanë pranuar “asnjë ankesë ndërlidhur me konkursin të cilit ju i referohen”, duke refuzuar të japin komente.

“Andaj, meqenëse ne nuk kemi pranuar asnjë ankesë, ky fakt i konsumon edhe përgjigjet në pyetjet e juaja, pasi që Këshilli konstatimin e gjendjes faktike dhe vendimmarrjen e bazon vetëm mbi bazën e provave të palëve në procedurë në rastet kur hapet procedurë ankimore”.

Konkursi i jashtem
Nga bisedat që ka pasur AP me punonjës administrate, në disa raste redaksisë i është konfirmuar se mbyllja me arsye të tilla të paqëndrueshme e konkurseve të brendshme për t’i hapur më pas të jashtme në mënyrë që të pranohen në punë mbështetës të qeverive, është një praktikë e vjetër.

“Kështu kanë bërë partitë e tjera dhe krejt njëjtë po bën edhe kjo parti në pushtet”, ka thënë në kushte anonimiteti një i punësuar në administratë të shtetit

Tags: kosovaministrjaserbia
ShareTweetShare
Previous Post

Mund të ketë ende largime nga Chelsea

Next Post

Trepça merr pjesë në kualifikimet e FIBA Europe Cup

Next Post
Trepça merr pjesë në kualifikimet e FIBA Europe Cup

Trepça merr pjesë në kualifikimet e FIBA Europe Cup

Lajmet e fundit

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.