BE-ja nuk ka qenë “mjaftueshëm serioze në parandalimin e konflikteve dhe ka humbur autoritetin në masë të konsiderueshme”. Por burimi i BE-së tha se Kosova “para së gjithash duhet të fokusohet në atë që duhet ta bëjë Kosova”.
Ministrja e Jashtme e Kosovës i ka bërë thirrje presidentit të SHBA-së, Joe Biden, dhe aleatëve të tij evropianë që të bëjnë më shumë për të parandaluar që Ballkani Perëndimor të rrëshqasë sërish në konflikt etnik, duke i akuzuar këta të fundit për humbje të besueshmërisë dhe autoritetit në rajon.
Donika Gërvalla-Schwarz tha në një intervistë ekskluzive për Newsweek se Rusia dhe aleatët e saj rajonalë – veçanërisht në Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë – po shfrytëzojnë hezitimin e Bashkimit Evropian dhe po nxisin të njëjtat ndarje etnike që tërhoqën Ballkanin në dh.unë brutaIe në vitet 1990.
Ajo sugjeroi se një ndryshim i tillë po hap derën për ndikim më të madh rus dhe kinez në zemër të kontinentit evropian.
Duke injoruar gjerësisht rreziqet në rritje, BE-ja ka humbur – dhe po humbet dita-ditës – kredibilitetin dhe autoritetin në Ballkan”, tha Gërvalla-Schwarz, vajza e aktivistit kosovaro-shqiptar Jusuf Gërvalla, i cili dyshohet se u vra nga policia sekrete e Jugosllavisë në Gjermani në vitin 1982.
“Nga njëra anë, ata kanë atë që e quajnë metodologjia e BE-së për hapjen ose moshapjen e bisedimeve të anëtarësimit me vendet e Ballkanit. Por nga ana tjetër, BE-ja nuk është mjaft serioze në parandalimin e konflikteve dhe ka humbur autoritet të konsiderueshëm duke shmangur rreptësisht adresimin e ngacmimit agresiv të Ballkanit”, shtoi Gërvalla-Schwarz, transmeton Klankosova.tv