Pas kryeministrit Kurti edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka dënuar sulmin ndaj gazetarit dhe opinionistit, Valon Syla, shkruan Insajderi.
Liria e shprehjes është e garantuar me kushtetutë, tha Haxhiu pas mbledhjes së qeverisë.
Ajo shtoi se sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe të dënueshme.
“Dua të shpreh indinjatën tonë për sulmin e mbrendshëm ndaj gazetarit dhe opinionistit Valo Sylaj. E dënojmë ashpër një veprim të tillë të dënueshëm. Sulmi që ka ndodhur mbrëmë është i papranueshëm dhe i patolerueshëm po ashtu siç e përmenda është edhe i dënueshëm. Urojmë që organet si Policia, prokuroria dhe gjyqësia ta bëjnë punën e tyre me seriozitetin më të lartë dhe jo vetëm ndaj këtij rasti, por ndaj të gjitha rasteve kur ka sulme ndaj gazetarëve. Iu urojmë shërim të shpejt gazetarit dhe opinionistit Valon Sylaj”, deklaroi ajo para gazetarëve.