GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman premton përkrahjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në BE

09/05/2023
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Kulturë, Lajme, Siguri
Koha e leximit:2 mins read
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman premton përkrahjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në BE
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditën e Evropës, 9 majin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, që për rastësi është edhe shteti i fundit që është bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Si dy shtete mike, aleate dhe partnere, kryeministri Kurti u shpreh i nderuar që ta mirëpres sot në Kryeministri, ministrin e jashtëm kroat, Radman, të cilin e falënderoi për kontributin, ndihmën dhe mbështetjen e pareshtur të Kroacisë që nga koha e Federatës së ish-Jugosllavisë, pas luftës çlirimtare e deri te shpallja e pavarësisë.

Kroacia ishte një nga shtetet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, teksa muajin tjetër shënojmë 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Radman me zhvillimet aktuale, punën e qeverisë dhe arritjet kryesore të viteve të fundit.

Progres ky që po mbështetet edhe nga raportet kredible ndërkombëtare, të cilat vit pas viti po e nxjerrin Kosovën si lidere në mesin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, sidomos në fushën e demokracisë, lirive dhe të drejtave, sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit.

Ministri Radman u shpreh falënderues për mikpritjen dhe përcolli të falat nga kryeministri kroat, Andrej Plenković.

Ai e uroi kryeministrin për punën e mirë në qeverisje, ndërkohë që uroi Kosovën dhe popullin e saj për liberalizimin e vizave dhe kalimin me sukses të fazës së parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, procese këto që kanë pasur mbështetje të fuqishme edhe të Kroacisë.

Ai tha sa vendi i tij përkrah Kosovën në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu kandidimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në takim u diskutua edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe për Marrëveshjen Bazike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Planin e Zbatimit të saj, sipas dakordimit në Bruksel dhe në Ohër.

Kryeministri e njoftoi ministrin Radman se në takimin e fundit të nivelit të lartë, që u mbajt javën e kaluar, ka paraqitur vizionin e tij për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes Bazike, bazuar në modelin kroat të trajtimit të pakicave kombëtare serbe.

Në lidhje me të, ai tha duke qenë vend anëtare e BE-se dhe e NATO-s, Kosova e sheh Kroacinë si tregim suksesi dhe model që duhet ndjekur për sa i takon të arriturave ekonomike dhe demokratike, por edhe për sa i përket respektimit të të drejtave të minoriteteve.

Kryeministri Kurti në këtë takim ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, Shefi i Stafit, Luan Dalipi, Këshilltari për Mbrojte dhe Siguri, Kolonel Ejup Maqedonci, Këshilltarja e Lartë e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Nora Arapi, Këshilltarja politike e Kryeministrit, Zoje Surroi dhe Asistentja Ekzekutive e tij, Valë Gjonbalaj.

Ky ishte delegacioni i dytë ndërkombëtar që u mirëprit në Kryeministri këtë javë. Dje, kryeministri ishte nikoqir i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Austrisë, Wolfgang Sobotka.

 

 

Tags: Albin KurtidiplomacikosovaKroaciaministri i kroacisePaqepolitike
ShareTweetShare
Previous Post

Ja si do ekstradohet vrasësi i biznesmenit Nikulajt i cili u ekzekutua në Lezhë

Next Post

Kadaj-Bujupi e Hollaj në ShBA, diskutojnë për angazhimet e Presidencës në fuqizimin e grave

Next Post
Kadaj-Bujupi e Hollaj në ShBA, diskutojnë për angazhimet e Presidencës në fuqizimin e grave

Kadaj-Bujupi e Hollaj në ShBA, diskutojnë për angazhimet e Presidencës në fuqizimin e grave

Lajmet e fundit

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell

Më shumë vranësira të mërkurën, me rrebeshe e bubullima

20/05/2025
Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.