Furnizimi me letër Ministrisë së Punëve të Brendshme po i kushton goxha shumë. Vetëm në tenderin e fundit që është shpallur nga ky institucion për “Furnizim me letër A4”, janë shpenzuar rreth 100 mijë euro.
Ministra e Punëve të Brendshme, që drejtohet nga Xhelal Sveçla ka vendosur që t’i shpenzoj rreth 100 mijë euro për blerjen e letrës dhe dosjeve fajli-folder, shkruan Gazeta Online Reporteri.net
Në tenderin që është shpallur në KRPP është treguar se kjo letër do të jetë me ngjyrë të bardhë, kurse folderet me disa ngjyra.
“Furnizim me letër universale për printim dhe kopje A4, 80 gr ngjyrë të bardhë dhe dosje e fajllit (folder) me ngjyra, me kuti. 80mm gjerësi”.
Tenderin për këtë furnizim e ka fituar kompania “Infosoft office sh.p.k.”, derisa në garë kanë qenë gjithsej katër kompani.
Ministria e Punëve të Brendshme për këtë furnizimin kishe planifikuar që t’i shpenzoj 107 mijë euro, por që kompania fituese është shpallur me 99 mijë e 250 euro.
“Vlera e parashikuar e kontratës: 107 000,00. Vlera e përgjithshme e kontratës 99 250,00 euro”.
Kontrata mes kompanisë fituese dhe Ministrisë është nënshkruar gjatë ditës së djeshme, më28.04.2022.
Në dosjen e tenderit është treguar se me këto para do të blihen 20 mijë copë letër dhe 25 mijë dosje të fajllit (folder).
“Letër univerzale për printim dhe kopje A4/80 g/m2 risa 20000. Dosje e fajllit (folder), me ngjyra, me kuti. 80mm gjeresi e pershtatshme per madhesi te letres A4 475-75í copë 25000”/Reporteri.net.