Sot në media është raportuar që nga Ministria e Industrisë janë zhdukur 10 milionë euro të destinuar për rezervat shtetërore.
Është raportuar se malli që është blerë për rezerva nuk ka arritur në Kosovë, ndërsa kompania nga e cila është blerë ky mall është “zhdukur”.
Ndërsa, këtë lajme kanë demantuar nga Ministria e Tregtisë.
Në demantin e tyre thuhet se përmbajtja e artikullit është e pavërtetë.
“Me planifikim nga MINT dhe financim nga buxheti kombëtar, janë siguruar furnizime me produktet esenciale të rezervës shtetërore në sasi të konsiderueshme gjatë vitit 2022. Rezerva e shtuar gjatë fillim vitit 2022, veçse ka arritur në Kosove dhe është vendosur në lokacionet e aranzhuara për rezervën shtetërore”, thuhet në demantin e ministrisë.
Reagimi i plotë:
Ju njoftojmë se lidhur me artikullin e publikuar në portalin Isajderi, me titullin “Skandali i madh i ministres Rozeta Hajdari; Zhduken rreth 10 milion euro te destinuara për rezervat shtetërore”, njoftojmë opinionin publik se përmbajtja e këtij artikulli është e pavërtetë.
Ministria e Industrisë, Ndërvarësisë dhe Tregtisë njofton opinionin e gjerë se rezervat shtetërore janë siguruar sipas planifikimit të projektuar.
Me planifikim nga MINT dhe financim nga buxheti kombëtar, janë siguruar furnizime me produktet esenciale të rezervës shtetërore në sasi të konsiderueshme gjatë vitit 2022.
Rezerva e shtuar gjatë fillim vitit 2022, veçse ka arritur në Kosove dhe është vendosur në lokacionet e aranzhuara për rezervën shtetërore.
Raportime të pavërteta si kjo janë të dëmshme për sigurinë publike, andaj Ministria e Industrisë Ndërrmarrësisë do të ndjekë rrugët ligjore.