GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Ministria e Punëve të Jashtme: Kosova nuk do ta harroj kurrë ndërhyrjen perëndimore që e shpëtoi popullin e saj

24/03/2025
në Botë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Ministria e Punëve të Jashtme: Kosova nuk do ta harroj kurrë ndërhyrjen perëndimore që e shpëtoi popullin e saj
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës ka lëshuar komunikatë në 26-vjetorin e ndërhyrjes së Aleancës së NATO-s në Kosovë.

MPJD, shkruan se nuk do ta harrojmë se aleatët tanë ishin pranë nesh në orën më të ligë për kombin tonë, dhe se nuk do të harrojmë ndërhyrjen perëndimorë që shpëtoi popullin e Kosovës.

E plotë:

Deklaratë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës me rastin e 26-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Sot, Republika e Kosovës shënon 26-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit, një veprim vendimtar që ndali spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës. Me këtë rast, riafirmojmë mirënjohjen tonë të thellë dhe të përjetshme ndaj Shteteve të Bashkuara, aleatëve të NATO-s dhe të gjithë atyre që qëndruan në anën e duhur të historisë, duke siguruar që populli i Kosovës të mbijetojë dhe të ndërtojë një shoqëri të lirë dhe demokratike.

Pavarësisht ndërhyrjes që ndaloi përfundimisht makinerinë kriminale luftarake të Sllobodan Millosheviqit, forcat serbe kryen masakra dhe krime të shumta kundër civilëve shqiptarë të Kosovës – burra, gra dhe fëmijë. Familje të tëra u shfarosën, fshatra të tëra u dogjën dhe më shumë se 10,000 shqiptarë të pafajshëm të Kosovës u vranë. Forcat serbe dëbuan mbi një milion njerëz, duke i detyruar ata të gjejnë strehim nëpër kampe dhe në mërgim dhe duke shkaktuar vuajtje të pallogaritshme.

Masakrat në Reçak, Meje, Izbicë, Podujevë, Suharekë dhe shumë vende të tjera mbeten plagë të përhershme në kujtesën kolektive të popullit të Kosovës.

Më shumë se dy dekada më vonë, Serbia ende nuk ka shprehur as keqardhje, as nuk ka pranuar krimet e organizuara nga shteti i saj dhe as nuk ka kërkuar falje për mizoritë e kryera nga forcat e saj. Përkundrazi, udhëheqja e Serbisë vazhdon të mbrojë kriminelët e luftës, duke refuzuar të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për disa nga krimet më të rënda në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht provave të shumta të ofruara nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ). Refuzimi për të hapur arkivat shtetërore të Serbisë, duke përfshirë dokumentet kritike mbi veprimet e kohës së luftës të Brigadës së 38-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, tregon më tej mohimin e vazhdueshëm nga Beogradi dhe fshehjen e së vërtetës mbi krimet e luftës.

Edhe sot, qeveria e Serbisë dhe udhëheqësit e saj përkujtojnë të ashtuquajturat “krime të NATO-s kundër Serbisë”, ndërsa vazhdojnë të heshtin mbi 10,000 shqiptarë të Kosovës të vrarë dhe mbi një milion të dëbuar gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Ky shtrembërim i historisë dhe mungesa e përgjegjësisë theksojnë problemin e thellë të politikës së pa reformuar të Serbisë, e cila vazhdon të kërcënojë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në të njejtën kohë, Kosova ka ndërtuar një shoqëri të lirë dhe demokratike me mbrojtje kushtetuese dhe ligjore të gjerë për të gjitha komunitetet, përfshirë dhe veçanërisht për minoritetin serb. Populli i Kosovës është dëshmi se drejtësia dhe dinjiteti njerëzor triumfojnë mbi shtypjen dhe persekutimin etnik. Ndërkohë, në Serbi, shqiptarët në Luginën e Preshevës po fshihen në mënyrë sistematike nga ekzistenca zyrtare, duke u përballur me diskriminim dhe neglizhencë institucionale.

Teksa e përkujtojmë këtë ditë, riafirmojmë se Kosova nuk do ta harrojë kurrë ndërhyrjen perëndimore që e shpëtoi popullin e saj. Ne do të mbetemi gjithmonë vigjilentë ndaj përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë për të destabilizuar rajonin dhe për të ushtruar kontroll mbi fqinjët e saj. Vlerat e drejtësisë, të së vërtetës dhe të demokracisë do të vazhdojnë të udhëheqin kombin tonë, dhe ne do të qëndrojmë përgjithmonë pranë aleatëve tanë që mbrojtën këto parime në orën tonë më të errët.

Nacionale FacebookNacionale Twitter

Tags: kosovaMinistria e Punëve të Jashtmenderhyrje
ShareTweetShare
Previous Post

Ngjarje e rëndë në Berat, i riu plagos me thikë 85-vjeçarin

Next Post

Instituti Atlas propozon heqjen e TVSh-së në faturat e energjisë elektrike: Do të ulte çmimin e rrymës me 44%

Lajmet e fundit

Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

Vetaksident në fshatin Hodonoc të Kamenicës, lëndohet një person

14/05/2025
Rasti 53 milionëshi kthehet në rigjykim, Pal Lekaj dhe të tjerët dalin para gjykatës

Rasti 53 milionëshi kthehet në rigjykim, Pal Lekaj dhe të tjerët dalin para gjykatës

14/05/2025
Plenkoviq uron Ramën për fitoren: Forcojmë marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin brenda NATO-s

Plenkoviq uron Ramën për fitoren: Forcojmë marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin brenda NATO-s

14/05/2025
Tërmet i fortë në Greqi, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i fortë në Greqi, lëshohet paralajmërimi për cunami

14/05/2025
Avokati i Popullit ia numëroi shkeljet Trendafiloves: Shqetësuese, iu besoni provave nga Serbia, s’i besoni institucioneve të Kosovës

Avokati i Popullit ia numëroi shkeljet Trendafiloves: Shqetësuese, iu besoni provave nga Serbia, s’i besoni institucioneve të Kosovës

14/05/2025
Vdes papritur një grua në QKUK – familjarët kërkojnë obduksion

Vdes papritur një grua në QKUK – familjarët kërkojnë obduksion

14/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

Vetaksident në fshatin Hodonoc të Kamenicës, lëndohet një person

14/05/2025
Rasti 53 milionëshi kthehet në rigjykim, Pal Lekaj dhe të tjerët dalin para gjykatës

Rasti 53 milionëshi kthehet në rigjykim, Pal Lekaj dhe të tjerët dalin para gjykatës

14/05/2025
Plenkoviq uron Ramën për fitoren: Forcojmë marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin brenda NATO-s

Plenkoviq uron Ramën për fitoren: Forcojmë marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin brenda NATO-s

14/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.