Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se janë duke ndjekur zhvillimet në kufirin ukrainas.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.
“Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë”, thuhet në njoftim.
Më poshtë njoftimi i plotë.