Ministria e Ekonomisë ka njoftuar në faqen zyrtare për konkurset e punësimit nëpër Ndërmarrjet Publike Qendrore.
Konkurset janë për në Telekom, Trepçë, Infrakos, Kompaninë Rajonale e Ujitjes “Radoniqi-Dukagjini”, Kompaninë Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” dhe Kompaninë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë.
“Ndërmarrjet tona publike kanë nevojë për profesionistë me integritet, dedikim e aftësi për t’u siguruar që ato arrijnë potencialin e tyre të plotë”, thuhet në njoftim.