MPB-së iu deshën rreth 6 muaj për të përzgjedhur emrin se kush do të marrë postin e Drejtort të Policisë së Kosovës. Më në fund, ky institucion pritet të ketë një drejtues që nga kjo e mërkurë. Policia e Kosovës me gjasë do të udhëhiqet nga Gazmend Hoxha, i cili aktualisht është drejtor i Operacioneve të këtij institucioni.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xelal Sveçla, tashmë ka dorëzuar emrin e Hoxhës për votim në Qeveri, sipas informacioneve që ai personalisht i ka konfirmuar për RTV Dukagjini.
“Sipas ligjit, sipas kushtetutës unë kam dorëzuar një emër jo shumë emër jo shumë emra, të një eprori të lartë të policisë së Kosovës, për tu zgjedhur në mbledhjen, e qeverisë… Po është emri i Gazmend Hoxhës, eprorit të lartë drejtorit të operacionit, që pres të votohet për drejtor të ri të policisë së Kosovës.” – ka dthënë Sveçla.
Kujtojmë se pozita gjatë këtyre muajve është udhëhequr nga ushtruesi i detyrës, Fehmi Hoti.