Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka thënë se i vjen turp që Aleksandër Vuçiq është president i Serbisë.
Në një intervistë për mediumin boshnjak “Istraga”, Rashiq deklaroi se një pjesë e popullit serb janë turpëruar për shkak të tij.
“Më vjen turp që Aleksandar Vuçiq është president i Serbisë dhe po ashtu një pjesë e madhe e popullit serb është turpëruar për shkak të tij”, ka thënë Nenad Rashiq, ministri i vetëm serb në Qeverinë e Kosovës.
Kjo deklaratë e Rashiqit erdhi pas sulmit të 24 shtatorit mbi Policinë e Kosovës, nga një grup terrorist serbë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.